FAQ – Pyetjet më të shpeshta

Çfarë është BookMe?

BookMe është një platformë inteligjente që lehtëson rezervimet për shërbimet e bukurisë, estetikes dhe më gjerë. Bizneset përfitojnë: profile profesionale të personalizuara, menaxhojnë oraret dhe marrin rezervime online – ndërsa klientët kursejnë kohë dhe rezervojnë shërbime me lehtësi, 24/7.

Me një vizion të qartë për të përfshirë edhe fusha të tjera të shërbimeve në të ardhmen, BookMe po ndërton një ekosistem modern që sjellë lehtësi, organizim dhe komoditet për të gjithë.

Klikoni mbi butonin “Regjistro Biznesin” në faqen kryesore dhe ndiqni hapat për të plotësuar informacionin përkatës si: emrin e biznesit, shërbimet, oraret dhe vendndodhjen. 
Më pas, stafi i BookMe do t’ju kontaktoj në lidhje me ndjekjen e procedurave.

BookMe është një platformë inteligjente që lehtëson rezervimet për shërbimet e bukurisë, estetikes dhe më gjerë.
Disa nga kategoritë e bizneseve që mund të listoni janë:
– Sallone bukurie
– Berber
– Parukeri
– MakeUp
– Studio Nails / Microblanding
– Klinikë estetike
– Klinikë dentare
– Masazhe
– SPA
– Studio tatuazhesh, etj, etj.

Po. BookMe mbështet biznese me shumë degë. Ju mund të përfshini çdo degë me vendndodhjen dhe oraret përkatëse.

Përfitimet janë jashtëzakonisht të shumta, duke filluar që nga:
– krjimi i profilit në BookMe
– krijimi i website FALAS
– marketingu që përfiton nga fushatat e ndryshme
– rezervime direkte 24/7
– kurseni kohë sepse shmangni telefonatat dhe bisedat në whatsapp, instagram, etj
– krijoni një database me të dhënat e klientëve të cilëve mund t’ju dërgoni oferta të vazhdueshme
– rrisni vlerësimet 
– monitoroni gjithçka nga profili (dashboard) i juaj
– keni support në çdo moment nga BookMe

Duke përdorur BookMe, përdoruesi:
– kursen kohë
– shmang telefonatat, vonesat dhe bisedat
– planifikon në avancë trajtimet që do të marr nga klientët
– e ka 100% falas dhe pa kosto

Po, por regjistrimi është shumë i thjeshtë dhe zgjat vetëm disa sekonda. Llogaria ju ndihmon të menaxhoni rezervimet, të ruani shërbimet e preferuara dhe të merrni njoftime të ndryshme rreth uljeve, listimeve të reja, etj.

BookMe ofron 2 mundësi për bizneset.
Opsioni i parë FALAS (për një periudhë të caktuar kohore)
Opsioni i dytë me një kosto modeste prej 3,000 lekë/muaj ose 100 lekë të vjetra  në ditë, ku ju do të përfitoni:
– regjistrimin
– krijimin e një profili të dedikuar në BookMe
– krijimin e një faqe webi prezantuese (landing page)
– promovim të biznesit tuaj në website dhe rrjetet sociale të BookMe
– stickersa me ngjitje me QR kode 
– Suport në çdo moment

Jo, nuk ka kosto është Falas

Thjesht zgjidhni biznesin/shërbimin që ju intereson, klikoni “Rezervo” dhe ndiqni hapat për të zgjedhur datën dhe orën që dëshironi.

Po, mund të modifikoni ose anuloni një rezervim përmes profilit tuaj në seksionin “Rezervimet e mia”, në varësi të politikave të biznesit përkatës.

Po, patjetër. Si bizneset dhe përdoruesit njoftohen në kohë reale për rezervimet e tyre nëpërmjet mesazheve automatike në email. 
Nga momenti i rezervimit, përdoruesit i del në profilin (dashboard) e tij nëse rezervimi është pranuar, është në pritje apo është anulluar si dhe arsyet pse?
Ndërsa biznesit nga momenti që merr rezervimin, ka mundësinë ta aprovoj ose ta anulloj në varësi të orareve që ka në dispozicion.
Shënim: Nëpërmjet rezervimit nga sistemi është e pamundur që të rezervosh një orar 2 herë pasi vet sistemi nuk ta lejon.

Po, patjetër. BookMe ka një website të optimizuar totalisht për pajisjet mobile, nga ku mund të shihni gjithçka ju nevojitet pa qenë nevoja të blini një kompjuter. Gjithashtu BookMe ka dhe aplikacion për modelet IOS dhe Android

Momentalisht nuk ofrohet mundësia që klienti që rezervon ta parapaguaj shërbimin, klienti e paguan cash pranë biznesit pasi merr shërbimin.
Kurse në rastin e biznesit, i cili do të paguaj tarifën e tuj mujore të shërbimit, ai po mund ta bëj nëpërmjet disa mënyrave pagesën online. Pagesë me faturë fiskale me bank, Paypal, POK, Cash, etj.

Nga momenti që biznesi juaj bëhet pjesë e BookMe një horizont i ri mundësish hapet për biznesin tuaj. Përveç promovimit që ju bëhet nga platforma apo rrjetet sociale të BookMe, ju keni mundësinë që kundrejt një pagese simbolike të jeni në top bizneset e rekomanduara nga platforma.

Pas çdo rezervimi të përfunduar, klientët kanë mundësinë të lënë një vlerësim për shërbimin e marrë. Vlerësimet ndihmojnë klientët e tjerë dhe përmirësojnë reputacionin tuaj online.

Po. Të gjithë përdoruesit kanë një kalendar personal të integruar, ku mund të shohin të gjitha prenotimet e ardhshme dhe historikun.

Po! BookMe është i disponueshëm edhe si aplikacion për Android dhe iOS – mund ta shkarkoni nga App Store ose Google Play.

Ne jemi përpjekur që të krijojmë një platformë minimaliste dhe sa më tepër të thjeshtë dhe praktike. 
Në rastet kur ju hasni vështirësi, ju mund të na dërgoni një email në support@bookme.al ose në whatsapp 068 400 9006 dhe stafi ynë do të jetë në dispozicionin tuaj

Po. Ne përdorim teknologjitë më të avancuara të sigurisë për të mbrojtur të dhënat tuaja personale