Kushtet e Përdorimit – BookMe

Përditësuar më: Prill 2025

Pranimi i kushteve

Duke përdorur platformën BookMe (faqen web ose aplikacionin mobil), ju pranoni të respektoni këto kushte përdorimi. Nëse nuk pajtoheni me ndonjë pjesë të tyre, ju lutemi të mos e përdorni shërbimin.

Përshkrimi i shërbimit

BookMe është një platformë digjitale për prenotimin online të shërbimeve në biznese të ndryshme si: parukeri, berberë, sallone bukurie, spa, palestra, dentistë, klinika estetike, trajnime, e më gjerë.

Përdorimi i përgjegjshëm i platformës

Përdoruesit dhe bizneset angazhohen të:
– Sigurojnë informacion të saktë gjatë regjistrimit
– Respektojnë oraret e rezervimeve dhe politikat e anullimit
– Mos abuzojnë me platformën apo përdoruesit e tjerë

Krijimi dhe mbyllja e llogarisë

– Çdo përdorues ka të drejtë të krijojë një llogari për të menaxhuar prenotimet.
– BookMe ruan të drejtën për të pezulluar ose mbyllur një llogari në rast abuzimi ose shkeljeje të kushteve.

Përgjegjësia e bizneseve

Bizneset që regjistrohen në BookMe janë përgjegjëse për:
– Përditësimin e profileve të tyre, orareve dhe shërbimeve
– Respektimin e rezervimeve dhe korrektësinë ndaj klientëve
– Trajtimin e çdo ankese nga klientët me profesionalizëm

Politika e anullimit dhe mungesës

Çdo biznes mund të vendosë rregullat e veta për anullimet dhe mungesat. BookMe nuk mban përgjegjësi për anullime nga përdoruesit apo bizneset, por inkurajon transparencë dhe komunikim të hapur.

Përdorimi i të dhënave personale

Përdorimi i platformës i nënshtrohet Politikës së Privatësisë, e cila përcakton mënyrën se si mblidhen, ruhen dhe përpunohen të dhënat tuaja.

Kufizimi i përgjegjësisë

BookMe nuk garanton cilësinë e shërbimit të ofruar nga bizneset dhe nuk mban përgjegjësi për dëme që mund të lindin nga marrëdhënia mes përdoruesit dhe biznesit.

Ndryshimet në kushte

BookMe mund të përditësojë këto kushte në çdo kohë. Çdo ndryshim do të publikohet dhe përdorimi i mëtejshëm i platformës konsiderohet si pranim i kushteve të reja.

Kontakt

📧 info@bookme.al
📞 +355 68 400 9006
🌐 www.bookme.al