Politika e Privatësisë – BookMe

Përditësuar më: Prill 2025

Çfarë të dhënash mbledhim?

Ne mund të mbledhim të dhëna personale në mënyrat e mëposhtme:

Përdoruesit:
– Emër dhe mbiemër 
– Numër telefoni 
– Adresë emaili 
– Të dhëna të rezervimeve (data, ora, shërbimi, vendndodhja) 
– Preferenca të shërbimeve 

Bizneset:
– Emri i biznesit 
– Të dhënat e kontaktit 
– Kategoria e shërbimeve 
– Informacion mbi punonjësit dhe oraret 
– Dokumente verifikimi (nëse kërkohen për aktivizim)

Si i përdorim këto të dhëna?

– Për të mundësuar prenotime të sakta dhe efikase
– Për të komunikuar me ju përmes email-it ose SMS-ve, për kujtesa, konfirmime ose ndryshime në prenotime
– Për të personalizuar përvojën tuaj në platformë
– Për të përmirësuar funksionalitetin dhe cilësinë e shërbimit që ofrojmë
– Për të siguruar sigurinë dhe parandalimin e abuzimeve

A janë të sigurta të dhënat tuaja?

Po. janë të sigurta.  Ne përdorim protokolle sigurie të avancuara për të mbrojtur të dhënat tuaja:

– Enkriptim i komunikimit përmes HTTPS 
– Ruajtje e të dhënave në serverë të sigurt 
– Qasje e kufizuar për stafin teknik dhe vetëm kur është e nevojshme 
– Rregullore të brendshme mbi mbrojtjen e të dhënave sipas standardeve të GDPR

A i ndajmë të dhënat me palë të treta?

Nuk shesim, nuk japim me qira dhe nuk shpërndajmë të dhënat tuaja personale me palë të treta, përveç rasteve të mëposhtme:

– Kur është e nevojshme për funksionimin e platformës (p.sh. dërgimi i SMS nga operatorë të licencuar)
– Kur kërkohet me ligj nga autoritetet përkatëse
– Me pëlqimin tuaj të shprehur paraprakisht

Kontrolli i të dhënave nga ana juaj

Ju keni të drejtë:

– Të shikoni dhe përditësoni informacionin tuaj personal
– Të kërkoni fshirjen e llogarisë suaj dhe të dhënave të lidhura me të
– Të kontrolloni komunikimet që merrni nga BookMe (kujtesa, oferta, njoftime, etj.)

Për çdo kërkesë, mund të na kontaktoni në: privacy@bookme.al

Përdorimi i cookies

Website-i dhe aplikacioni BookMe përdorin cookies për:

– Funksionim teknik të faqes 
– Analizë trafiku dhe përmirësim performance 
– Kujtimin e preferencave të përdoruesit

Ju mund të zgjidhni të pranoni ose të refuzoni përdorimin e cookies përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj.

Ndryshime në këtë politikë

Ne mund ta përditësojmë këtë politikë kohë pas kohe. Çdo ndryshim do të publikohet në këtë faqe dhe, nëse është i rëndësishëm, do t’ju njoftojmë me email ose përmes aplikacionit.

Na kontaktoni

Për çdo pyetje, shqetësim apo kërkesë në lidhje me të dhënat tuaja, mund të na kontaktoni në: 📧 support@bookme.al