
Përdorimi i Book Me i jep bizneseve një sistem të avancuar për menaxhimin e orareve të punës, prenotimeve, pushimeve dhe stafit – në mënyrë të thjeshtë, vizuale dhe intuitive.
Më pak telefonata, më pak gabime në prenotime dhe më shumë kohë për të ofruar shërbime cilësore. Book Me automatizon shumë procese të përditshme duke ulur kostot administrative.
Falë dërgimit të rikujtesave automatike me SMS/email/njotime, klientët njoftohen paraprakisht për prenotimin e tyre, gjë që ul ndjeshëm rastet e “harresës”.
Çdo prenotim regjistrohet në një databazë të dedikuar. Bizneset mund të shohin historikun e klientëve, frekuencën, shërbimet e preferuara dhe të ndërtojnë strategji për rikthimin e tyre.
Edhe kur biznesi është i mbyllur, Book Me i lejon klientët të rezervojnë në çdo moment të ditës, duke e rritur ndjeshëm numrin total të prenotimeve.
Një profil i kompletuar në Book Me me orare të sakta, çmime, imazhe dhe vlerësime pozitive krijon besueshmëri dhe rrit imazhin e markës suaj në treg.
Bizneset mund të shfaqen në rezultatet e kërkimeve të përdoruesve brenda platformës dhe të përfitojnë nga ekspozimi natyral për klientët që kërkojnë shërbime në afërsi.
Përmes sistemit të platformës, mund të krijoni oferta speciale, zbritje për klientët besnikë apo paketa promocionale për ditë të veçanta.
Book Me ofron lidhje direkte që mund të shtohen në “Bio” të Instagramit, në butona “Book Now” në Facebook, apo në faqe web për të shtuar më shumë kanale rezervimi.
Të gjitha të dhënat janë të sigurta në serverë të enkriptuar dhe ekipi i Book Me ofron mbështetje teknike për çdo pyetje apo problem.
We use cookies to improve your experience on our site. By using our site, you consent to cookies.
Manage your cookie preferences below:
Essential cookies enable basic functions and are necessary for the proper function of the website.
These cookies are needed for adding comments on this website.
Statistics cookies collect information anonymously. This information helps us understand how visitors use our website.
Google Analytics is a powerful tool that tracks and analyzes website traffic for informed marketing decisions.
Service URL: policies.google.com (opens in a new window)